Papadhimos: Mund të kemi përsëri nevojë për ndihmë

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia franceze e lajmeve “AFP’ e cila citon intervistën e Papadhimosit dhënë për të përditshmen ekonomike italiane ''Il Sole 24 Ore''.
"Nuk mund të përjashtoj faktin se një lloj forme e asistencës financiare do të jetë e nevojshme, por ne do të punojmë intensivisht për t'a shmangur këtë'', tha Papadhimos duke shtuar se "Greqia do të bëjë gjithçka që është e mundur, që një program i tretë ndihme buxhetore të mos jetë i nevojshëm. Kjo varet nga ritmi dhe efikasiteti i zbatimit të programit aktual''.
Kryeministri grek tha se Greqia mund të mos ketë akses në tregje, nëse të gjitha masat janë miratuar plotësisht. “Është e vështirë të parashikosh kushtet dhe pritjen e tregjeve në vitin 2015”.
Jo më larg se javën e kaluar Greqia ratifikoi marrëveshjen për marrjen e paketës së dytë të ndihmave nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Deri në 2015-ën, Athina do të marrë 130 miliardë euro kredi, por kohët e fundit janë shtuar zërat se këto para mund të mos i mjaftojnë grekëve./Start/
2012-03-30 14:58