E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uasin Bolt Show ne Rome

Çdo pistë është e mirë për të vrapuar, të paktën për Usain Bolt. Kampioni olimpik nga Xhamajka ka dhuruar spektakël në Romë ka improvizuar një garë shpejtësie në zemër të Romës, në rrugën Kondoti, I rrethuar nga tifozë dhe njerëz kureshtarë që gjendeshin në atë zonë të kryeqytetit italian.

Rekordmeni botëror i garave të 100 metrave ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Compeed Golden Gala” dhe mes të tjerave I ka dhuruar fansave kënaqësinë e fotografive dhe autografëve. Bolt ishte mbështetësi kryesor I aktiviteteve të organizuara në “Qytetin e Përjetshëm” për masivizimin e atletikës, ndërsa dy korsitë e pistës imagjinare të vizatuara në asphalt pritën një sërë sfidash interesante.

Pasi zhvilloi një xhiro të shpejtë ku vizitoi Koloseun e nuk I rezistoi tundimit të muzikës, duke treguar edhe aftësitë e tij si “DJ”, Bolt zhvilloi garën e rrugës kundër kampiones italiane Fiona Mej. Në këtë mënyrë, atletët e rinj, që ishin të ndarë në grupe, morën leksione atletike nga yjet e këtij sporti.

Ndërkohë, “biri i erës” nuk shfaqi asnjë shenjë shqetësimi për garën e së enjtes, ku do të ketë përballë kundërshtarët më të fortë, Asafa Pauëll, Kim Kolins dhe Kristof Lemaitre. Bolt synon të fitojë në olimpiadën “Londër 2012” dhe tashmë duhet të japë përgjigjet në pistë, pas garës në Republikën Çeke ku fitoi me 10 sekonda e 4 të qindtat, koha e tij më e dobët në më tepër se 30 finale të 100 metrave të zhvilluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›