Zvarritja e gjyqeve jo nga avokatet

Lidhur me akuzat ndaj avokatëve si shkak i shtyerjes pa fund të proceseve të rëndësishme gjyqësore ka reaguar kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë. Sajmir Vishaj shprehet se zvarritjet e proceseve nuk bëhen për tu përdorur si kartë nga ana e avokatëve në favor të klientëve të tyre siç është pretenduar po shkaku është se avokatët që caktohen kryesisht nga gjykata paguhen shumë pak.
Kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë mendon se gjykata duhet të zhvillojë proceset gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme dhe jo një herë në 10 apo 15 ditë.