Dicka rutinore
NgaMENTOR NAZARKO
Publikimi i videos se nje bisede pazaresh midis zevendeskryeministrit Meta dhe ish-ministrit te partise se tij Dritan Prifti ne pikepamje kohore ndodhi pas dy momenteve te vecanta. Prokuroria sapo mbylli hetimet duke i pushuar ceshtjet per te ashtuquajturin skandal te 20 te kryetari te Bashkise se Tiranes Edi Rama dhe hetimin tjeter mbi dhenien preferenciale te koncesioneve te disa hidrocentraleve njerezve te Partise Demokratike. Por dicka tjeter ishte me frymezuese per vijimin e hetimit mbi biseden ne video e qe konsiderohet si zenie e dy
ministrave me pele ne dore sic e quajti shtypi kosovar. Para pak ditesh u largua nga nje drejtim i gjate i vendit te vet ne role te dores se pare kryeministri i Malit te Zi Millo Gjukanovic. Pas atij largimi u shtuan zerat se Bashkimi Europian do bente presion qe operacione te Duarve te Pastra te ndodhnin kudo ne Ballkan. Nje ze autoritar i gazetarise europiane me kontakte te mira me institucionet e BE-se sic eshte Tim Judah perfshiu ne listen e vendeve te perfshira ne korrupsion te niveleve te larta te gjithe vendet qe aspirojne te hyjne ne Bashkim pra dhe Shqiperine.
Po ky eshte vetem nje kontekstualizim i ceshtjes pertej atij tradicional. Meritojne vemendje elemente te tjere te historise se videos qe lidhen vecanerisht me menyren sesi reaguan palet e interesuara pas publikimit dicka qe relativizoi shume publikimin.
Zoti Meta reagoi ne menyren qe pritej vecanerisht duke mbajtur parasysh sa te renda ishin akuzat. Nese ai do pranonte vertetesine e plote te videos duhej te pranonte penalizimin mbi bazen e tre apo me shume neneve te Kodit Penal te Shqiperise. Keshtu qe ai reagoi ne menyre krejtesisht te parashikueshme hodhi poshte vecanerisht ate pjese te nderhyrjeve te tij ne video e cila denohet qartesisht me keto nene ndersa pranoi si krejtesisht normale pjesen e bisedave te tjera. Ne te vertete pjesa e pranuar prej tij ishte ne normalen e veprimtarise se partive politike brenda institucioneve shteterore. Nderkohe zoti Meta gjithashtu ofroi ne nje leter thjeshtesisht te thjeshte heqjen e imunitetit te vet akt i cili realisht nuk ka asnje vlere ligjore. Prokuroria e cila nisi hetimin e ka si barriere mu perpara hundes se vet imunitetin e tij pasi ai garantohet me kushtetute dhe jo me vullnet te perfituesit te tij.
Por ajo qe dukej tragjikomike ne reagimin qeveritar per publikimin e videos ishte shpallja e rendesise se ullirit arres dhe lajthise apo e pemeve te tjera frutore si prioritete te zhvillimit te vendit me nje ton gazmoro-serioz prej kryeministrit. Kjo perzgjedhje se bashku me temen tjeter te mbledhjes se qeverise ajo mbi tarifat e larta te kompanive celulare pa perjashtim dukej sikur nuk kishte lidhje me videon. Por nenteksti ishte krejtesisht i qarte asgje nuk ka ndryshuar prej videos ne qeverine Berisha qe te mund tia prishe qetesine asaj sa mund te lejohen shakara me ullirin Nderkohe kryeministri nuk veproi rrufeshem si ne rastin e Pangos por ama e kishte lene Meten te mbrohej vete. Ne nje perpjekje qartesisht te lexueshme per te ngjare fare larg aferes zoti Berisha reagoi ne lidhje me te vetem pasi zedhenesja e Komisionit Europian shqiptoi fjali te forta shprehese te sintonise europiane qe Ballkani te pastrohet nga korrupsioni Edhe atehere folesi me i madh i viseve tona kombetare nuk foli vete nuk foli as me zedhenesen e qeverise por me zedhenesen e Partise Demokratike. Ne reagimin e kesaj te fundit u kuptua megjithate sintonizimi anipse i larget i zotit Berisha me zevendesin e tij Meta. Videoja u quajt montazh i neveritshem prej cimkeje dhe u ndie duartrokitja e zbehte per dorezimin e imunitetit nje hap ky krejtesisht propagandistik te cilen PD-ja me gojen e Berishes ka bere sikur e ka dorezuar qe ne fillim te vitit.
Pozicionimet e paleve ne lidhje me videon perfshi dhe reagimin e PS-se i dhane pra permbajtjes se videos nje karakter krejt normal dhe rutinor sikur asgje te mos kete ndodhur. PS-ja reagoi me konferencen e shtypit mjetin komunikativ standard dhe kryetari Rama vijoi lidhjen e cdo akti korrupsioni me vjedhjen e votave. E vetmja gje kercenuese e ligjerimit te tij ishte prisni neser mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se pa do ta shihni Shoqeria civile gjithashtu nuk beri ndonje akt te vecante reagimi qe ti ngjante as paralajmerimit.
Ne rrethana te tilla nje pyetje del normale a thua kemi rene ne nivele te tilla pandjeshmerie si shoqeri pas veprave me te renda te pandeshkuara si Gerdeci apo plot te tjera Apo palet po presin nje raund tjeter publikimesh gjithe frike-pala e prekur Meta dhe Berisha apo i sigurt me cdo te ndodhe me pas - Rama Pse as Meta dhe as Berisha nuk akuzojne Priftin por Ramen si autor te regjistrimit Pse vete Prifti shpreh megjithese ne menyre te zbehte shpresen se Berisha do ta largoje ministrin Meta A ka ashtu sic flitet video te tjera me perveluese
Pertej pyetjeve pa pergjigje apo me pergjigje qe qarkullojne ne kafenete e Tiranes ajo qe duket e vertete eshte se ne shoqerine dhe politiken e vendit mban era kalbesi me te cilen bashkejetojne shpesh te gjithe duke i dhene asaj karakter rutinor dhe normal. Keshtu ndryshimi do duket larg.