Anastas Angjeli Buxheti i vitit 2012 te bazohet ne nje skenar realist
Në një kohë kur kanë filluar përgatitjet për buxhetin e ardhshëm, ekspertë të financave deklarojnë se ky buxhet duhet të bazohet në një skenar realist.
Sipas tyre, buxheti i vitit 2012, duhet të jetë konservator në kushtet kur vendet fqinje janë në një gjendje të vështirë ekonomike.
Hartimi për buxhetin e vitit 2012 ka nisur tashmë.
Ekspertët e botës së ekonomisë vënë theksin në nevojën e realizimit të një buxheti konservator, duke marrë shkas edhe nga situata ekonomike në vendet fqinje.
Anastas Angjeli, ish-ministri i Financave, shprehet në një intervistë për “ABC News”, se është e nevojshme që buxheti i vitit të ardhshëm të jetë realist, bazuar edhe në shifrën aktuale të borxhit publik, cili është afërsisht sa 60 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto
Angjeli, ndalet në pikat ku hartuesit e buxhetit duhet të tregohen të kujdesshëm, me qëllim që të mos ndodhin surpriza me parashikimet financiare.
Disa ditë më parë, drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, deklaroi gjatë vizitës së saj në Tiranë, se borxhi aktual i Shqipërisë është i përballueshëm, por sipas saj është e nevojshme përgatitja e skenarëve realistë të buxheteve.