E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për “CNBC”: Kriza greke, jo ndikim në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha në një intervistë live për kanalin “CNBC”, ka deklaruar se kriza ekonomike greke, nuk ndikon në Shqipëri. Kreu i qeverisë është shprehur optimist që bankat shqiptare nuk do të përfshihen nga kriza.

Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha deklaroi se emigrantët po vijnë në Shqipëri me financa dhe po ndërtojnë diçka në vendin e tyre. “Kështu ekonkmia jonë pritet të rritet me 4%, siç ndodhi vitin e shkuar”, u shpreh ai. Në intervistën e dhënë për “CNBC”, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se qeveria i ka kërkuar bankave të vijojnë me aktivitetin e tyre, sepse nuk rrezikojnë nga kriza greke.
 

“Ndaj jam optimist që bankat, jo vetëm ato që i përkasin Eurozonës, të cilët kanë bërë performancë të mirë në vendin tim, do t`ia dalin kësaj krize në mënyrë pozitive dhe nuk do të jenë të prekshme kaq shumë”, vlerëson kreu i qeverisë shqiptare. Po ashtu, Berisha theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë të ankohet nga kriza ekonomike dhe se ekonomia po rritet.
 

“Dhe ne jemi optimsit se do e kalojmë këtë situatë në mënyrë të suksesshme”, nënvizon ai. Por çfarë do të bëhet me Greqinë? Kësaj pyetje, kryeministri shqiptar i është përgjigjur se problemi është më i madh sesa Greqia. Sipas tij, euro është në kohëra të vështira gjatë këtyre ditëve.  “Mendoj se euro është arritja më e madhe e Evropës në histori dhe duhet të mbrohet dhe të gjithë të punojnë për të”, përfundoi intervistën e tij, kryeministri Berisha.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›