E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selami Xhepa Buxhet me konservator per 2012-en

Shqipëria ka një rritje positive të ekonomisë dhe kjo na bën që të jëmi optimist edhe ndaj pritshmërive për këtë vit dhe vitet në vazhdim. Kështu që mund të presim një rritje ekonomike edhe më të lartë se niveli i 3 apo 3,5%. Kështu ka deklaruar një nga ekspertët më të njohur të ekonomisë Selami Xhepa, I ftuar në studion e ABC news. I pyetur mbi hartimin e buxhetit për vitin 2012, z. Xhepa është shprehur se në ndryshimin e skenarëve për vitin e ardhshëm duhet të jemi më realist ndaj pritshmërive duke sugjeruar një buxhet më konservator.

Ai është shprehur se në paketën financiare për vitin e ardhshëm qeveria ka si prioritet reduktimin e shpenzimeve për ekzekutivin, duke planifikuar një buxhet më modest. Ndërkohë që pjesa e investimeve, sipas eksperit xhepa, pritet të mbetet e pandryshuar edhe në propozimet e paraqitura nga qeveria.

Kryesorja në hartimin e buxhetit është ruajtja e pikës së referencës që është niveli i borxhit nën kufirin e 60% të PBB, dhe deficitit deri në 3%. Fatmirësisht ne jemi brenda këtyre kufijëve dhe kështu na jepet mundësia për të shfrytëzuar këto hapësira të vendosura si rregullatorë të tregjeve financiare ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›