New York, Berisha mbyll bursën në “NASDAQ”

Partneriteti për qeverisje të hapur ka mbledhur në një tryezë, krerët më të lartë të shteteve të botës. Në forumin që iniciohej nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe ajo e Brazilit, Dilma Rousef ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Kjo nismë, e cila ka për qëllim marrjen e angazhimeve për promovimin e transparencës dhe të qeverisjes së hapur, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria. Pas kësaj tryeze, kryeministri Berisha tha për mediat se nga ky takim Shqipëria u angazhua të zbatojë një për një të gjitha zotimet e angazhimet, që rrjedhin nga 66 vendet anëtare të kësaj nisme.
Takimi u hap nga Presidenti Obama dhe në të merrnin pjesë kryetarë shtetesh dhe zyrtarë të lartë të vendeve të angazhuara në këtë nismë. Në punimet e kësaj tryeze u diskutua për sfidën e përbashkët të përmirësimit të qeverisjes dhe u tregua një angazhim i fortë politik i të gjitha vendeve pjesëmarrëse për të ndërmarrë reformat e nevojshme për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe forcimin e mekanizmave të përgjegjësisë demokratike.
Po ashtu, pas ceremonisë së mbylljes se sesionit ditor të bursës, në ekranin e NASDAQ Tower, ku u shafaq video promovuese të Shqipërisë, kryeministri Berisha tha se ky moment ishte tempulli i inspirimit që simoblizon më shumë se gjithçka lirinë ekonomike.
Kjo është hera e dytë në tre vjet që kryeministri Berisha merr pjesë ne cermeoninë e mbylljes ditore të NASDAQ, në Times Square.