E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Lopez sërish titullar ndaj Bilbaos

Reali do të ketë shansin të lërë të paktën për disa orë pas Barcelonën në renditje, sepse do të luajë sot me Bilbaon në orën 12:00, në “Bernabeu”. Ançeloti konfirmoi se titullar në vend të Kasijasit do të jetë Lopez.

“Kapiteni do të ketë shansin e tij të luajë këtë sezon dhe unë nuk mendoj se ai dëshiron të largohet nga Madridi. Ndeshja me Bilbaon nuk do të jetë e lehtë. Ata i kanë fituar dy takimet e para dhe kanë një trajner profesionist e serioz. Duhet të japim 100%”, – tha tekniku i “galaktikëve”, i cili u ndal edhe te “çështja” Ronaldo:

“Është e vërtetë që në ndeshjet e fundit i kemi ndryshuar disi pozicionin, por kundër Granadës u rikthye në pozicionin e tij dhe nuk shënoi. Nuk ka asnjë problem për sa kohë ekipi fiton. Ai nuk shënoi as në ndeshjen e parë të sezonit të shkuar. Ozil? Nuk mendoj se do largohet. Është normale që një lojtar nuk është i lumtur kur zëvendësohet. Nuk është hera e parë që ai zëvendësohet dhe as e fundit. Por kjo është normale. Bejl? Nuk flas për lojtarë që s’janë pjesë e klubit”./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›