Athinë, shpërthim nëzyrën e ministrit grektë Shëndetësisë
ATHINË- Një shpërthim ka ndodhur në zyrën politike të Ministrit grek të Shëndetësisë Andreas Loverdos, në kryqëzimin e rrugëve Apollon dhe Nikis, në qendër të Athinës në orën 17: 40. Sipas informacionit të deritanishëm në hyrje të zyrës ishte vendosur një pajisje e improvizuar ndezëse me bombola e gazi.
Në zyrë ishin vendosur 4 bombola gazi, 3 përpara portës dhe njëra poshtë shkallëve. Nga këto katër bombola shpërtheu vetëm njëra prej tyre.
Në kohën e shpërthimit askush nuk ndodhej në zyrë dhe prej tij u shkaktuan vetëm dëme materiale. Policia dhe antiterrorizmi kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe kapjen e tyre.
(BalkanWeb)