Volebek: OSBE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni
SHKUP- Komisari i lartë i OSBE-së, Knut Volebek ka shprehur shqetësime për mungesën e sigurimit të dialogut politik për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur sot nga mediat maqedonase.
“Më vjen keq që ende nuk është siguruar një dialog konstruktiv politik, për të arritur tek zgjidhja e të gjitha problemeve dhe për tejkalimin e krizës”,- ka theksuar Volebek sot në Shkup pas takimeve me zyrtarët e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.
Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Volebek ka nënvizuar se me rëndësi të veçantë për Maqedoninë është stabilitetin i brendshëm dhe prosperiteti, drejt proceseve eurointegruese.
Ndërkohë gjatë takimit me përfaqësuesit e partive politike Volebek ka biseduar edhe për marrëdhëniet ndëretnike si dhe çështjet e integrimit të komuniteteve joshumicë në institucionet e shtetit.
(e.m/ina/BalkanWeb)