Buffon e Del Piero vazhdojnë në Juventus

Nga Express më 18 mars 2011 në ora 17:58
Gianluigi Buffon dhe Alessandro del Piero janë të prag të vazhdimit të kontratave të tyre në Juventus.
Sipas La Gazzetta dello Sport, gjiganti torinez synon të mbajë të dy yjet më të mëdha të skuadrës. Derisa kontrata aktuale e Del Pieros skadon në fund të këtij sezoni, ajo e Buffonit vlen deri në qershor të vitit 2013.
Portieri italian publikisht ka shprehur vendosmërinë e tij për të mbetur në Juventus, pas spekulimeve të vazhdueshme rreth të ardhmes së tij dhe interesimit nga Manchester United dhe së fundmi Roma, ndërsa kapiteni Del Piero pritet të vazhdojë qëndrimin e tij në klub edhe për një vit.
Buffon u transferua në Juventus më 2001 nga Parma, ndërsa Del Piero është pjesë e Bianconerëve nga 1993.