E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti shpall listën e Milanit kundër Lacios

Karlo Ançeloti, trajneri i Milanit, ka shpallur listën me 21 futbollistët me të cilët do të përballet me Lacion nesër në mbrëmje. Milani në javën e fundit barazoi në "San Siro" me skuadrën e Xhenoas 1-1. Në këtë transfertë skuadrës së Milanit nuk i lejohet asnjë hap fals, pasi në të kundërtën diferenca me Interin dhe Juventusin mund të rritet akoma.Më poshtë do të paraqesim listën me të cilën Ançeloti do të mbështet në përballjen me Lacion. Abbiati, Dida, Donnarumma, Antonini,Bonera, Darmian, Favalli, Jankulovski, Mattioni,Senderos,Zambrotta,Ambrosini,Beckham,Emerson,
Pirlo,Inzaghi,Kakà,Pato,Seedorf,Shevchenko,Ronaldinho

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›