E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olmert:Izraeli do të kundërpërgjigjet

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, i ka dhënë udhëzime ushtrisë që të përgatitet për një kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa që militantët palestinezë kanë ndërmarrë nga Rripi i Gazës. Që prej shpalljes së armëpushimit që i dha fund ofensivës izraelite në Gazë, ka pasur disa sulme sporadike me raketa. Duke folur pasi të paktën dy raketa ranë në jug të Izraelit të dielën në mëngjes, zoti Olmert tha se kundërpërgjigjia e Izraelit ndaj këtyre sulmeve do të ishte 'në thelb joproporcionale'. Ndërsa armëpushimi në Rripin e Gazës vazhdom të mbetet i brishtë, udhëheqësi i Hamasit në mërgim, Khaled Meshaal, po viziton Iranin. Kjo vizitë është në kuadrin e përpjekjeve për të shtuar përkrahjen e vendeve të rajonit për Hamasin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›