Ançeloti: Me pushime si trajner i Milanit
Çelsi po e thërret, Ançeloti nuk përgjigjet: "S‘kam shumë për të thënë. Uroj që të flitet deri në fund të majit, sepse pastaj do nisem me pushime. Pse vetëm Murinjo të bëjë pushime... Ama unë, do shkoj si trajner i Milanit". Tekniku kuqezi tashmë i është dorëzuar vorbullës që e kërkon në Angli, ndërkohë që kundër Kievit erdhi një fitore e dhimbshme, e realizuar falë golit të Sedorf. Tri pikë, për të cilat ai i festoi në pankinë pas përjashtimit që mori në fund të pjesës së parë: "Është përjashtimi i parë në stolin e Milanit, shpjegoi në Sky, nuk ofendova askënd, mbase dola nja dy herë jashtë zonës teknike. Nëse arsyeja është kjo, vendimi është i kuptueshëm".
Ançeloti i befasoi të gjithë, duke futur në lojë një Milan 4-2-3-1, të njëjtën skemë të pjesës së dytë ndaj Leçes. "Luajtëm në mënyrë ndryshe, për të shmangur çiftimin në fushë, meqë skema e përdorur nga Kievi është e zakonshmja edhe për ne. Kohët e fundit nuk po luajmë mirë, por po i menaxhojmë ndeshjet. Nuk duhet të shqetësohemi për skemën nëse e aplikojmë mirë në lojë".