Luis Figo, e ardhmja në krah të Murinjos
Edhe kundër Palermos vuri këmbë në fushë në momentin më delikat të ndeshjes, shenjë e besimit të pakushtëzuar që Murinjo ushqen për të. Për Luis Figon, ky mund të jetë sezoni i fundit si lojtar, edhe pse ish-Topi i Artë nuk e pranon haptazi. Gjithsesi, në mendjen e tij mbetet dyshimi "se çfarë do të bëhet kur të rritet". Janë dy mundësitë që i parashtrohen nëse do të qëndrojë gjithnjë tek Interi: një e ardhme si drejtues, si imazhi mashkullor që përfaqëson jashtë Italisë klubin zikaltër, ose alternativa e të qenit në stafin e teknikut Murinjo, i cili dëshiron ta shfrytëzojë karizmën e Figos për t‘u mësuar futbollin edhe më të rinjve.