Del Piero: Juve mori fund gjithçka
Si kapiten, i takon Aleks del Pieros të rrëfejë mbrëmjen e ëndrrave të këputura në mes: "Po kthehemi në shtëpi me kocka të thyera, Xhenoa luajti më mirë, s‘kam çfarë them". Tashmë mbaroi edhe lufta për titull, pas kaq mirazhesh e mijëra përpjekjesh të prera në mes, mbase përfundimisht: "Me humbjen ndaj Xhenoas, ëndrrat për fitoren e titullit po avullojnë, megjithatë ne nuk kemi hequr dorë, sepse të shtunën do të luajmë kundër Interit dhe kemi ende shpresa". Barazimi i pamenduar i zikaltërve e zhgënjeu Juven, që, nga ana e saj, u përul para Xhenoas, duke humbur pikë vendimtare: "Ndërsa Interi, shpjegon Del Piero, ndonjëherë ka fituar ca ndeshje që nuk meritonte t‘i fitonte deri në sekondën e fundit. Por fati të vjen kur e ndjek nga pas". Të shtunën në Marasi, nuk u paraqit një skuadër që mund të aspironte për fitore: "Të shtunën nuk ishte Juvja e vërtetë dhe pikë". Tani duhet të ruhen mirë, me Milanin me minus dy dhe me Xhenoan me minus gjashtë. "Ne gjithnjë jemi ruajtur mirë, thotë kapiteni bardhezi, ashtu siç pamë me kujdes se kë kishim përpara".
Por gjithmonë qëndron në këmbë krenaria: "Ne as që mendojmë të dorëzohemi, sepse kemi besim në ndeshjen ndaj Interit".
Ama kushedi, nëse është e besueshme apo jo, pas stopimit nga Xhenoa. Janë pak drejtuesit, situata i bëri të jenë realistë, që mbetën të ngrirë në tribunë, përveç Alesio Sekos, i cili u fut para kohe në dhomat e zhveshjes. Zhan Klod Blank u largua nga dhomat, i nxirë në fytyrë, ndërsa Xhovani Koboli Xhilji lëshonte ndonjë fjalë korridoreve: "Shanset për fitoren e titullit zvogëlohen edhe më shumë", u shpreh presidenti. Por nuk u dorëzua Klaudio Ranieri, kjo pasi ia imponon roli: "Derisa matematika të na thotë që mori fund, do të tentojmë, sulmon ai, edhe pse kjo humbje peshon jashtëzakonisht shumë. Na vjen keq që u mundëm, siç na erdhi keq pas barazimit të së dielës që shkoi në ndeshjen me Kievin". Por edhe ai, kështu siç erdhën punët, kapet me mish e me shpirt pas sfidës ndaj Interit, benzina e fundit me të cilën ushqen krenarinë: "Më në fund, po afron dhe kjo ndeshje, nga e cila ju prisni shumë, iu drejtua gazetarëve, ndërsa unë gjithmonë e kisha thënë, që më parë ishin dy ndeshje për t‘u luajtur dhe nuk ishte e lehtë të fitoje". Mbi ndeshjen e së shtunës, do të kishte një pafundësi gjërash për të thënë, ose t‘u ulërinte lojtarëve të tij, por ai kënaqet duke folur mbi aksionin e fundit: "Xhenoa luajti më mirë, shpjegon ai, por në aksionin e fundit dolën jashtë loje dhe, nuk e di pse, ndodhi pikërisht kur duhej të mbulonin". Edhe atë e pyesin nëse do të ishte më mirë t‘u hidhte një sy pasqyrimeve të mëparshme: "Jam mësuar të shoh gjithnjë përpara, ndaj nuk jam i shqetësuar". Veçse me kusht që të gjejmë një tjetër Juve, atë që deri këtu, kishte mbetur në gjurmët e Interit. Të përhumbura në breg të detit.
Ëndrra
Sipas kapitenit të Juves, pas shumë mirazhesh dhe mijëra ulje-ngritjesh, tashmë duket se lufta për titull mori fund, ndoshta përfundimisht: "Me këtë humbje, ëndrra për titull po venitet vërtet, edhe pse ne nuk do të dorëzohemi: të shtunën, presim Interin dhe do të tregojmë se nuk trembemi aspak"