E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Bekham nuk vuan nga kriza ekonomike

Fjala krizë nuk bën rimë me fjalën kampion. "France Football" bën llogaritë e xhepave të asave në botën e futbollit. Këto janë të vetmet kompani që nuk kanë hyrë në krizën ekonomike. Duke futur në llogari edhe sponsorët, shifra prej 32.4 milionë eurosh bën që Bekham të jetë futbollisti më i paguar në botë. Futbollisti anglez militon që prej muajit dhjetor në radhët e skuadrës së Milanit, tek e cila, me shumë gjasa do të vazhdojë të luajë edhe në sezonin e ardhshëm. Sikurse është bërë e njohur, kuqezinjtë italianë kanë gati një ofertë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ndërsa pjesën më të madhe të përfitimeve, Bekham i ka nga e drejta e imazhit dhe sponsorët e shumtë që e mbështesin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›