Ançeloti: Mund të fluturojmë në krye
Karlo Ançeloti është optimist në prag të ndeshjeve të radhës: "Mund të marrim kreun në dy ndeshjet e ardhshme". Por për ta bërë këtë, Milanit dhe Ronaldinjos i duhet të mundë Sienën dhe më pas të fitojë në "San Paolo" ndaj Napolit. Por njëkohësisht edhe të shpresojë në një hap fals të "kushërinjve" zikaltër: "Sigurisht një barazim i Interit ose në Firence ose në Rexhio Kalabria". Ançeloti beson sepse në prag të ndeshjes me Sienën, skuadra është përmirësuar shumë. "Skuadra tashmë luan një futboll më kompetitiv".