Euro 2016: Platini shpjegon reformën
Në numrin e fundit të "Uefadirect", revistës zyrtare të UEFA-s, presidenti Mishel Platini shpjegon vendimin e marrë nga Komiteti ekzekutiv i UEFA-s për të rritur numrin e pjesëmarrësve në Kampionatin Evropian të vitit 2016 nga 16 në 24. "Kur në kongresin UEFA 2007, në Dyseldorf, disa shtete propozuan se do të shtojnë pjesëmarrësit nga 16 në 24, duhet pranuar se unë kam reaguar disi me skepticizëm. Megjithatë, EURO 2008 më ka bindur, se bëhet fjalë për një ide të mirë".
Pasioni për Kombëtaret - Edhe një herë, turneu ka demonstruar pasionin e mrekullueshëm për Kombëtaret dhe ka qenë një festë e vërtetë. Prandaj mendova se shtimi i numrit të skuadrave mund të sillte vetëm të mira, pasi do t‘u lejonte më shumë tifozëve të merrnin pjesë dhe të ndiznin këtë atmosferë pozitive në të gjithë kontinentin. Kam menduar gjithashtu se, emocionet do të shtoheshin me një fazë eliminatore direkte, duke filluar që në tetëshe, dhe të gjitha grupet (ose të paktën në pjesën më të madhe të tyre) do të ishin të rëndësishme dhe interesante, duke lejuar tri më të mirat të vazhdonin në turin pasardhës.
Niveli i lartë teknik - Kualiteti i ndeshjeve të EURO 2008 ka konfirmuar nivelin e lartë teknik të futbollit evropian. Theksoj që skuadrat si Anglia, Skocia e Danimarka, apo edhe Serbia e Ukraina, vetëm për të përmendur disa, nuk do të reduktojnë kualitetin. Po ashtu, duke shtuar mundësitë e kualifikimit për në fazën me eliminim direkt, skuadrat mund të luajnë me më pak presion. Në fakt, në formatin aktual, të humbasësh ndeshjen e parë shumë shpesh do të thotë të eliminohesh nga turneu.
Eliminatore kompetitive - Nuk ka asnjë motiv për t‘u trembur, se mos ndeshjet eliminatore mund të bëhen më pak interesante apo më pak të rëndësishme. Por unë jam i sigurt se do të ndodhë e kundërta. Perspektiva për të luajtur ndeshje "play-off"-i për vendin e tretë do t‘i bëjë ndeshjet eliminatore më kompetitive dhe interesante. Prandaj për shumë skuadra, ëndrra për të arritur në finale do të zgjasë edhe më shumë.
Shumë punë - Në Austri dhe Zvicër, e kam vlerësuar shumë edhe punën e qyteteve mikpritëse dhe së bashku me to kam ndarë zhgënjimin e të gjithë asaj pune që u bë, pas vetëm një jave (tri ndeshjesh) kur ato u eliminuan. Nëse qyteti do të kishte pritur më shumë ndeshje, investimet e tyre do të ishin më të mëdha.
Festival i shkëlqyer - Natyrisht, më shumë ndeshje do të thonë edhe më tepër punë për t‘u bërë dhe një turne më i gjatë, por për një festival të mrekullueshëm si Kampionati Evropian, sforcimet janë të justifikueshme.