Juventus: Ksavi dhe Diego,përforcimet e mesfushës
Drejtuesit e Juventusit po punojnë me intensitet, që në të ardhmen të ndërtojnë një mesfushë cilësore. Dy emrat më të spikatur, të cilët përfliten në ambientin bardhezi, janë Ksavi, që ka probleme me rinovimin e kontratës te Barcelona dhe Diego i Verder Bremenit. Klubi i Serisë A e ka kërkuar me ngulm brazilianin gjatë vitit të kaluar, por përveç spekulimeve në media, nuk ndodhi asgjë konkrete. Megjithatë, në Torino është programuar një takim ndërmjet përfaqësuesve të klubit dhe babait-menaxher të organizatorit, ku synohet arritja e marrëveshjes për transferimin në janar.
Në këtë fillim sezoni, Juventusi është kritikuar për mungesën e kualitetit në mesfushë. Kjo është arsyeja se përse drejtuesit bardhezi po punojnë që në të ardhmen të mos akuzohen më se nuk janë të aftë të afrojnë yje, të cilët bëjnë diferencën në fushën e lojës. Objektivi i parë i madh për edicionin e ardhshëm është Ksavi i Barcelonës. Transferimi i spanjollit që shkëlqeu në Euro 2008, parashikohet të ndodhë në verën 2009. Kontrata e mesfushorit të jashtëzakonshëm te Barça përfundon më 30 qershor 2010. Rroga prej 3.5 milionë eurosh në vit mund të cilësohet modeste në krahasim me yjet e tjerë të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. Shanset për kalimin e tij te bardhezinjtë rriten edhe për faktin se së fundmi, menaxheri Xhonatan Koenig, takoi drejtuesit katalanë për të diskutuar rreth rinovimit dhe rritjes së pagës. Por, presidenti Laporta, të paktën për momentin, nuk ka ndërmend të rrisë shpenzimet. Pas këtij takimi të dështuar lindi edhe ideja për transferimin e Ksavit në një tjetër skuadër, e cila nuk ka lojtarë me karakteristikat e tij dhe do t‘i siguronte një rol si lider. Kontaktet mes palëve kanë filluar dhe nuk përjashtohet as mundësia që Ksavi mund të largohet në fund të këtij sezoni nga spanjollët, duke shfrytëzuar nenin 17 të FIFA-s.
Por, përveç Ksavit, bardhezinjtë janë të përqendruar edhe te braziliani Diego. Babai-menaxher ka udhëtuar drejt Torinos dhe "vizita" shërben për të transmetuar dëshirën e 23-vjeçarit, për të luajtur nën urdhrat e Ranierit. Problemi i vetëm mbetet Verder Bremeni: drejtuesit gjermanë ende nuk janë të bindur për shitjen e yllit të skuadrës. Kartoni i mesfushorit kushton afro 20 milionë euro, ndërsa Diegos do t‘i ofrohen pesë vjet kontratë: në fillim rroga do të jetë 3.5 milionë euro neto në sezon, ndërsa më pas parashikohet që ajo të rritet, duke llogaritur këtu edhe shpërblimet. Hipoteza mbi të cilën po punohet është afrimi në muajin qershor, edhe pse lojtari preferon që marrëveshja të mbyllet që prej merkatos së janarit.