Hyseni: Po punojne intensivisht per njohje te reja
Ministri i Jashtem i Kosoves e vleresoi si shume te rendesishme per njohjen e Kosoves konferencen "Kosova dhe bota arabe" e cila ju mbajt dje ne Prishtine. Ne fjalimin e tij, Hyseni tha se diplomacia kosovare po punon intensivisht per njohjen e shtetit te Kosoves. "Strategjia e Ministrise se Jashtme per te lobuar njohjen e Kosoves eshte e perqendruar ne takime direkte dhe te terthorta, me vendet e ndryshme te botes, posacerisht me ato vende qe ende nuk e kane njohur pavaresine", tha Hyseni. Nderkaq, publicisti Veton Surroi serish hodhi akuza te renda ne adrese te diplomacise kosovare e cila, sipas tij, eshte inekzistente. Per Surroin, Kosova nuk ka nje aktivitet te duhur ne politike te jashtme,dhe nuk ka vizion te politikes se jashtme. "Nje politike e jashtme, nje platforme e politikes se jashtme ende nuk eshte diskutuar bile as ne Kuvendin e Kosoves", tha ai. Konferenca me titull "Kosova dhe bota arabe" e cila eshte organizuar nga Forumi 2015" synon permiresimin e imazhit te Kosoves ne shtetet arabe.