E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti: Xhon Terri do te udheheqe Celsin drejt titullit

Trajneri i Celsit, Karlo Anceloti deklaroi se Xhon Terri do te jete ai qe do te udheheqe ekipin drejt permbushjes se objektivit final, titullit kampion. Terri eshte vene ne qender te kritikave pas akuzave ne media, se ka pasur nje lidhje jashte martesore me te fejuaren e shokut te skuadres kombetare, Brixh, cka solli edhe divorcin e ketij te fundit. Trajneri Fabio Kapelo vendosi qe Terri te mos jete me kapiteni i ekipit kombetar, por te tilla masa nuk do te merren ndaj lojtarit edhe tek Celsi. Rio Ferinand eshte duke u pergatitur per te marre rolin e udheheqesit te skuadres se Anglise, para finaleve te Kupes se Botes, nderkohe trajneri i tij te Celsi, Karlo Anceloti, thekson se lojtari anglez eshte i fokusuar aktualisht te skuadra e tij dhe nuk i intereson shume jeta private. "Xhon Terri ka folur me shoket e ekipit, sepse ai eshte kapiten i ekipit te Celsit. Ai eshte i fokusuar te puna dhe madje punon shume cdo dite. Terri eshte kapiteni i ekipit tone dhe po e ben me te miren, edhe pas akuzave qe jane ngritur ndaj tij", - shpjegon Anceloti. Trajneri italian thekson se akuzat nuk e kane shqetesuar shume lojtarin, as klubin, nderkohe qe te gjithe jane te fokusuar ne arritjen e objektivit final, fitimit te titullit kampion ne Premier Lige. "Nuk me intereson jeta private e lojtareve", - shton Anceloti."Ne te kaluaren disa trajnere me telefonuan qe t'i kontrolloja lojtaret me mire, por une nuk e kam bere kete ne karriere dhe nuk deshiroj qe te realizoj edhe ne te ardhmen. Me intereson vetem stervitja e lojtareve dhe sjellja e tyre ne fushe. Jeta private eshte gje tjeter dhe nuk me perket mua te merrem me te tjerat". - vijon Anceloti. Keshtu, Xhon Terri do te jete lideri i skuadres se tij, ne perballjen kryesore te Premier Liges, sot ndaj Arsenalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›