Ançeloti: “Çdo gjë në rregull”

Pas humbjes së dytë rresht në kampionat, Milani ndodhet në vendin e fundit të Serisë A pa asnjë pikë. Bankina e trajnerit Karlo
Anceloti dukej në rrezik, por pas një takimi të gjatë dy orësh me krerët e klubit kuqezi, administratorin Adriano Galiani, njeriun lidhës midis skuadrës e klubit, Leonardo, drejtorin sportiv të sektorit të rinjve Ariedo Braida, trajneri i Milanit pohoi se gjithcka ishte në rregull. "Bëmë një mbledhje për të gjetur një zgjidhje teknike dhe e gjetëm atë. Gjithcka është në rregull", - tha Anceloti për median italiane.
Sheva, dështimi më i madh
Sheva, Mutu, Krespo. Ky është podiumi "i gjithi italian" i klasifikimi të zhgënjimeve më të mëdha në merkaton e Celsit. Tabloidi anglez "The Sun" bëri një listë të dështimeve pas largimit të Andrij Shevcenkos, blerja më e bujshme e Roman Ibrahimovicit në shumën e 37 milionë eurove. Midis "të dështuarve" është edhe një njohje e vjetër e kampionatit italian: argjentinasi Huan Veron, i blerë nga Mancester Junaitid.
Polster, nga futbolli te pop-i
Ish-sulmuesi i famshëm austriak Toni Polster, i cili ka luajtur në Itali me Torinon, është lideri i një grupi të muzikës pop, "Achtung Liebe" ("Kujdes dashuri"), që vitin e kaluar shiti 40 mijë kopje të albumit "Toni, walk on" (Toni, ec përpara). "Të këndoj në koncerte është po aq ekzaltuese, si atëherë kur luaja futboll", - thotë Polsteri. Toni pati një karrierë të gjatë futbollistike prej 18 vjetësh në nivel të lartë: 315 gola në 559 ndeshje. Me përfaqësuesen austriake: 44 gola në 95 ndeshje.