Partizani letër FSHF-së. “Gjyqtari Peza ndikoi në rezultat”

Partizani i dërgoi FSHF-së e Sektorit të Garave një lëtër apelimi ndaj gjykimit të Ervis peza në ndeshjen Tirana-Partizani (2-1). Albania-sport.com po boton të plotë apelimin e klubit Partizani.
Drejtuar: Federates Shqiptare te Futbollit
Z. Ilir Shulku, Shefit te Sektorit te garave
Fax: +35542346609
Nga: Futboll Klub PARTIZANI
Rr:Frosina Plaku Nr 40
Tirane, Albania
ëëë.fkpartizani.com
fkpartizani@gmail.com
Fax: +35542280348
Lenda: Apelim per gjykimin e arbitrit Peza
Te nderuar Z.
Futboll Klub Partizani ka zhvilluar dje ndeshjen e rradhes te javes se 3(trete) te vlefshme per kampionatin kombëtar te sezonit 2008-2009 kundrejt ekipit te Tiranes.
Gjate ndeshjes eshte pare qarte nje gjykim I njeaneshem me paramendim I ketij albitri.
Drejtuesit e FK APRTIZANIT qysh ne momentin e hedhjes se shortit kane pasur shume rezerva te nderuar drejtues te FSHF-se dhe kjo per faktin sepse ne momentin me te pare na u kujtua ndeshja me skandaloze e bere balte nga ky albiter ne sezonin 2006-2007 madje kundrejt ekipit te Tiranes. Nuk folem para ndeshjes sepse do te ishim paragjykuar nga cdokush por ja qe tani pas ndeshjes askush nuk mund ti justifikoje gabimet e paramenduara te ketij albitri kundrejt ekipit te Partizanit.
Ja disa nga pikat ku ky arbiter I Zi Peza ka stonuar me gabimet e qëllimshme:
1. Nje faul per prekje me dore te shkaktuar nga portieri I tiranes si lojtar I fundit madje edhe jashte zone eshte dhene karton I verdhe, ku sipas rregullores lojtari I fundit nese shkakton faul mbi kundërshtarin kur ai eshte drejt portes ndeshkohet direkt me karton te kuq, pavarësisht arsyes se pavend te Pezes nese ne duhet te mendojme ndryshe atehere mund tu pyesim Pse per prekje te topit me dore nga Kalari ne mes te fushes lojtari yne u ndeshkua direct me karton te kuq?
2. Simulimi I mbrojtesit te tiranes ne zonen tone duhet te ndeshkohej patjeter me karton te verdhe
3. Pikat e mesiperme jane maja e aisbergut te piste qe krijoi ky arbiter I Zi. Por gjate ndeshjes kishte edhe shume faull te mos dhene per Partizanin.
4. Flagrante ishte momenti I daljes se arbitrit duke u bere nje shenje shume ofenduese te gjithe fansave te Partizanit, me e rende se gjesti ofendues qe beri lojtari Devolli pas shenimit te golit te dyte, I cili edhe ky gjest qenka normal per albitrin kur sheh se ai vet "ate" qe lojtari e tregon me dore ky albiter I zi na I tregon "Live".
Nese do te ishte vepruar drejt nga albitri me ndeshkimet e duhura kur deri ne ato momente ne ishim me 10 lojtare me siguri qe ndeshja do te mbaronte me nje rezultat tjeter.
ARBITRI KA NDIKUAR ME VETEDIJE NE REZULTATIN E NDESHJES
Duke I pare te gjitha gabimet e paramenduara te PezeZiut si dhe gjestet e tij te cilat finalizuan ate qe kishte deshiruar duke na lene te nenkuptohej se PezeZiut nuk I beri pershtypje qe u tall me fansat e kuq dhe investimet e Partizanit sepse ai eshte I mbrojtur, per keto arsye kerkojme penalizimin e ketij albitri per nje vit dhe heqjen e te drejtues per te mos gjykuar kurre ndeshjet e Partizanit.
Ekzistenca e nje arbitri te tille gjate ketij sezoni na tregon se sa I parregullt do te jete gjykimi ne vazhdimesi dhe sa shume te pambrojtur do te jene ekipet dhe financimet e drejtuesve te tyre.
Te nderuar drejtues qe do te merrni ne shqyrtim kete ceshtje, kerkojme drejtesi per keto veprime qe dje u bene ne demin tone dhe neser ne dem te nje ekipi tjeter, vetem me nje gjykim te drejte do te hiqni pergjegjesite nga institucioni juaj duke na dhene shprese se kampionati do te jete I rregull dhe pa Pezezinj te tjere.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Me respekt
Manaxher I FK PARTIZANIT
Aleksander XHANI