E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, gol dhe penallti e humbur

Hamdi Salihi u shndërrua sërish në një personazh goli në Austri. Sulmuesi shkodran i siguroi SV Ried kualifikimin për në turin e tretë të Kupës së Austrisë përballë Austria Karntnen, në takimin e mbyllur 1-1 në kohë të rregullta e shtesa.
Salihi shënoi golin e barazimit pas një pasi të ulët në minutën e 60, duke vendosur ekuilibrat pas golit të shënuar në të 11' nga Zlatko Januzovic për Austria Kartnen.
Kualifikimi u vendos nga gjuajtjet e penalltive, rezultati i të cilave ishte 4-2 për SV Ried. Vlen të theksohet se Hamdi Salihi e humbi penalltinë e gjuajtur prej tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›