E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja këkron hakmarjen ndaj anglezëve të Liverpulit

Olimpiku i Marsejës dhuroi një surprizë të bukur në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar, kur mposhti në "Anfield Road" Liverpulin me rezultatin 1-0 (gol i Matjë Valbuenës), njëherësh edhe fitorja e parë e parë e një skuadre franceze kundër formacionit britanik. Por, Liverpuli u hakmor keq në ndeshjen e kthimit, duke fituar 4-0 në "Velodrom", cka ishte edhe humbja me e thellë e Marsejës në shtëpi në një kompeticion europian. Sot, Lorik Cana me shokë kërkojnë hakmarrjen.

Juve, Xhilji: "Champions? Të qëndrojmë sa më gjatë"

Juventusi këtë vit mund të arrijë të fitojë titullin kampion. Presidenti bardhezi Xhovani Koboli Xhilji është i bindur. "Nëse do të luajmë në nivel të lartë këtë vit mund të përfitojmë", - tha Xhilji, duke komentuar rezultatet e këqija të Romës e Fiorentinës. Përsa i përket rikthimit të Juves në Ligën e Kampioneve, presidenti uron të qëndrojë sa më gjatë. Koboli Xhilji së fundi kurrorëzon Del Pieron si njeriun-simbol të skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›