E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Bale luan të shtunën, Casillas të martën

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se Gareth Bale do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Villarealit këtë të shtunë. Ancelotti ka thënë se beson se do të startoi me Bale në këtë ndeshje.

"Ai është i etur për të luajtur. E kemi përcjellur gjendjen e tij fizike dhe është gati për lojë. Ai do të jetë të shtunën në fushë në ndeshjen ndaj Villarealit. Sa i përket portierit Casillas, unë dua të them se ai do të jetë në fushë të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve" ka thënë Ancelotti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›