E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto: Dikur e urreja shumë Mourinhon

Samuel Eto ka zbuluar për mediat angleze se një kohë kishte urrejtje të madhe ndaj Jose Mourinhos. Ylli kamerunas ka thënë se kur Mourinho u bashkua me Interin, ishte në hall se si do i'a bënte me të për shkak të urrejtjes që kishte ndaj tij.

"Mourinho ka qenë dikur një person që e urreja shumë. Kjo ishte për shkak të rivalitetit që kishim kur luaja unë për Barcelonën dhe Mourinho ishte trajner i Chelseat. Madje një kohë pata thënë se nuk do të luaj në një skuadër ku Mourinho është trajner. Kur Mourinho u bashkua me Interin, isha në hall se si do të luaj në një skuadër me të. Më vonë e kuptova se ai është një trajner i madh dhe një mik i mirë" ka thënë Eto./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›