Denni Xhepa, tjetër shkëlqim në ski

Denni Xhepa i bën përsëri krenar skitë shqiptarë. Edhe në Sllallomin Special, Xhepa ka zënë vendin e parë me kohën 1’18”, ndërsa tanimë ka arritur dhe kuotën e pikëve maksimale në renditjen botërore të skive. Një rrëshqitje e jashtëzakonshme për skiatorin shqiptar, kjo e ndarë në dy kohë, ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, ka mbetur më shumë se sa i kënaqur. Gjithçka ndodhi në Bansko të Bullgarisë, kurse Xhepa ishte Kampion Ballkani dhe në Sllallomin Gjigant. Pra skitë shqiptare e mbyllën vitin në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Pas Lara Colturit, shkëlqen dhe Denni Xhepa.