E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Fiorentina: Milani u kualifikua me hile

Skuadra e Fiorentinës ka reaguar pas ndeshjes që Milan e fitoj me Sienën. Ndeshja ishte me shumë vendime të dyshimta të gjyqtarëve të cilat vendime kanë marrë shumë kritika në mediat italiane.

"Milani ishte më i mirë se ne vetëm në ekzekutimin e penalltive dhe në marrëdhëniet me gjyqtarë" deklaroj trajneri Montella.

Presidenti i Fiorentinës, Della Valle e ka quajtur si skandaloze fitoren e Milanit duke thënë se ishte e ndihmuar nga gjyqtarët.

"Futbolli italian ishte montazhë në javën e fundit. Fitoj Milani me ndihmën e gjyqtarëve. Ishte për keqardhje që skuadra jonë nuk ishte në pozitën e tretë. Por ne nuk ndalemi me kaq sepse do të shkojmë në pushime me ndjenjën e krenarisë" deklaroj Della Valle. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›