Ancelotti kërkon 13 fitore nga 16 ndeshje

Carlo Ancelotti beson se Chelsea duhet të fitojë 13 prej 16 ndeshjeve të tyre të mbetura, nëse duan të mbrojnë titullin e tyre në Premierligë.
Manchester United zgjeroi rekordin e klubit pa humbje këtë sezon në 22 ndeshje dhe kaloi 10 pikë mbi Chelsean, por Ancelotti është i bindur se ata nuk do të mund të përsërisin atë që bëri Arsenali më 2004, duke e përfunduar edicionin pa asnjë disfatë.
“Mendoj se është e pamundshme sepse nëse ne duam të kthehemi në garë për titull, duhet të mposhtim Manchester Unitedin. Na nevojiten së paku 13 fitore nga 16 ndeshjet e mbetura”, tha Ancelotti. Përveç fitoreve në shtëpi dhe udhëtim ndaj Manchester Unitedit, Ancelotti ka pranuar se Chelsea duhet të fitojë edhe përballjet me Manchester Cityn dhe Tottenhamin në pjesën e dytë të sezonit, nëse do të mbrojë titullin.
“Ne duhet t’i fitojmë këto ndeshje. Ky është çelësi i rikthimi dhe i mbrojtjes së titullit. Duhet të luajmë dy herë kundër Manchester Unitedit, duhet të takohemi me Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Liverpoolin”, përfundoi ai.