E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Bommel drejt Milanit

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 15:47

Sipas medieve italiane, nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani dhe drejtori sportiv Ariedo Braida kanë udhëtuar drejt Munichut të hënën për të përmbyllur transferimin e mesfushorit Mark Van Bommel nga Bayern Munich.

33 vjeçari ka kontratë me gjigantin bavarez deri në fund të këtij sezoni dhe Rossonerët synojnë të shfrytëzojnë paqartësinë duke e sjell në San Siro.

Deri javën e kaluar Van Bommel ishte shumë pranë kalimit te rivali nga Bundesliga, Wolfsburg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›