E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: U treguam të nxituar

“Megjithatë, mesa mbaj mend, ka disa vite që ne barazojmë në ndeshjen e parë në kampionat, prandaj, ndoshta e kanë bërë me qëllim. Për të na sjellë fat.” Kështu e komenton Masimo Morati barazimin 1-1 që Bari arriti t’i merrte zikaltërve në javën hapëse të kampionatit italian.

Nuk mendoj që ishim të pafat. Kemi humbur raste të pastra për të shënuar, por gjithashtu mund të ishim ndëshkuar në fund, prandaj, rezultati është i drejtë. Mbase e patëm pak me nxitim për të arritur tek fitorja,”- u tha presidenti i Interit gazetarëve që e prisninnë zyrat e Saras-it në qendër të Milanos.

Në fund, Morati flet edhe në lidhje me fantazistin: “Tifozët kanë parapëlqimet e tyre, por në fund është trajneri ai që vendos se cili lojtar mund të jetë i vlefshëm për skemën e lojës sëekipit. Ne do të përpiqemi të gjejmë lojtarin e duhur, sepse përndryshe ky do të ishte një gabim më shumë.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›