Johan Krujf: Barcelonës i duhet edhe një blerje
Legjenda e Barcelonës dhe e kombëtares Hollandezë, Johan Krujf, flet mbi merkaton e transferimeve. Sipas tij, Barça duhet të afrojë në skuadër një futbollist me tipare mbrojtëse, qoftë në mbrojtje apo në mesfushë.
Tri herë fituesi i çmimit për lojtarin më të mirë europian të vitit mirëpret blerjen më të bujshme të skuarsës spanjolle, Zllatan Ibrahimoviç .
“Ka diçka që mungon. Një mbrojtës apo një mesfushor me tipare mbrojtëse. Varet se kush është më i përshtatshëm për skuadrën,”- deklaroi ish-lojtari dhe trajneri i katalanasve për revistën “Sport”.
Në lidhje me largimin e Samuel Eto dhe afrimin e Ibrahimoviç, Krujf tha se kjo është një lëvizje e mirë. “Shkëmbimi është në rregull. Eto kaloi vite të mrekullueshme këtu dhe i dha shumë skuadrës, por ishte e vështirë që ta mbante të njëjtin ritëm çdo vit. Tani vjen një tjetër lojtar i madh, që sjell me vete entuziazëm dhe që përpiqet të jetë më i miri. Shkëmbimi është i bërë në mënyrën më të mirë,”- përfundoi hollandezi.