Macheda mund të mbetet në Sampdoria

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 17:24
Menaxheri i Federico Machedas ka bërë të ditur se sulmuesi i Manchester Unitedit mund të vazhdojë qëndrimin e tij në Sampdoria. Macheda është i huazuar te klubi italian deri në fund të këtij sezoni.
Por, Giovanni Bia tha për Tuttomercatoweb: “Në qershor do të analizojmë gjërat dhe do të shohim. Macheda mund të mbetet edhe një vit sepse Sampdoria është klubi i duhur. Por, duhet t’i japim kohë”.
Macheda, 19 vjeç, është reprezentuesi i Kombëtares U-21 të Italisë.