Milan gjen zëvendësuesin e Ibrahimovic

Milano, 24 Shkurt NOA – Braziliani Jonathas tashmë mund të themi se është bërë pjesë e objektiveve të Milanit. Kuq e zinjtë, mund të themi se kanë gjetur zëvendësuesin e Ibrahimovic në sulmuesin e Breshias, për sezonin e ardhshëm. Jonathas ka mbërritur në Itali më 31 Janar, falë agjentit Mino Raiola, që kohët e fundit duhet thënë se ka raporte shumë të mira me drejtorin e përgjithshëm të Milanit Adriano Galliani. Me pak fjalë, gjatë sezonit të merkatos në verë, një marrëveshje e tillë është më shumë se e mundshme. Sulmuesi Brazilian, sapo ka mbushur 22 vjeç dhe ka karakteristika tepër të ngjashme me ato të gjigantit suedez.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeJuventus tenton PirlonAllegri: Milani është në rritjeMilan, Ibra: Ndihem I lodhurMilan, Pato nuk konsiderohet si i pashitshëmAllegri: Jemi ende në krye Lidhje: Jonathas, Milan