E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetura e vjedhur në Prishtinë gjendet në Zveqan

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 12:38

Një automjet i vjedhur në Prishtinë, pesë ditë më herët, është gjetur në fshatin Doljane të Zveqanit, ka njoftuar policia.

“Rasti i gjetjes së automjetit të vjedhur është raportuar gjatë ditë së djeshme, rreth orës 07:20min, ndërsa policia ka iniciuar procedurën hetimore pas një bashkëpunimi në komunikim me një qytetar, banor të fshatit Doljane. Ankuesi ka njoftuar policinë në Zveqan, për prezencë të një automjeti në afërsi të pronës së tij, për të cilin kishte dyshime se mund të ishte i vjedhur, pasi vëreheshin gjurmë të forcës me thyerje në derën e automjetit”, njofton Besim Hoti, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë.

Hetuesit policorë kanë reaguar në vendngjarje duke bërë identifikimin e automjetit, “VW Golf 4”, ngjyrë e kaltër metalike, pa targa të regjistrimit, ndërsa vëreheshin gjurmë të përdorimit të forcës.

Ekzaminimi i vendit të ngjarjes, nxitja e gjurmëve, është bërë nga hetuesit policorë të stacionit Zveqan, ndërsa përmes qendrës komunikuese të kontrollit, është kërkuar verifikimi i automjetit.

Në bazë të informatave fillestare të rastit, Policia në Zveqan, ka konfirmuar se automjeti i gjetur, ishte i raportuar si i vjedhur në Prishtinë, më datë 19 shkurt.

Automjeti i identifikuar, është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në parkingun e stacionit policor në Zveqan deri në verifikim e plotë të dhënave.

Procedura e mëtejme hetimore në kërkim të dyshuarve të mundshëm, është në vazhdim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›