E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku: Maradona, jo pre e drogës

“Diego nuk ndihet mirë pasi takimi me Gjermaninë ishte i veçantë, por po e merr veten pak nga pak”.

I prekur thellësisht nga humbja e Argjentinës në çerekfinale e Kupës së Botës kundër Gjermanisë (4-0), Diego Maradona zgjodhi të mbyllet brenda katër mureve të shtëpisë së tij pas kthimit në atdhe, më 4 korrik.

Dhe duke njohur tipin dhe të kaluarën e tij thashethemet nuk vonuan të qarkullonin për një dorëzim të ri të tij para drogës.

Alfredo Caehe, mjeku i tij personal, i siguroi fansat se Diego do të jetë trajneri i “Albiçeleste”. “Ai nuk ka rënë sërish në gjirin e drogës”, - siguroi ai për radion argjentinase “La Red”.

“E shoh shumë të menduar dhe të irrituar, pasi i iku fitorja”.

Megjithatë, sipas mjekut që e ndjek Maradonën prej vitesh, ky i fundit ka rënë në një gjendje të keqe. “Diego vuan nga një melankoli të kuptueshme, por ai nuk ka rënë në varësi të drogës, - këmbënguli mjeku i tij.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›