E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djibril Cissé, “platonizem” me Liverpulin

Pas një sezoni të bukur në Greqi, te Panathinaikos, ku regjistro një “double” trofesh kampionat-kupë si dhe titullin e golashënuesit më të mirë me 23 realizime, Djibril Cissé, synon rikthimin në Angli.

I pyetur nga “Sky Sports”, ndërkombëtari francez nuk hezitoi t’i bëjë një thirrje Liverpulit, për fanellën e të cilit ka luajtur nga viti 2004 deri në vitin 2006.

“Te Liverpuli unë nuk e pata shansin tim, por do të doja me të vërtetë të kthehesha te ‘Reds’-at”, - deklaroi ai. “Do të ishte super.

“Arsenali? E dua atë klub pasi kam shumë miq atje. Mançester Junaitid? Është një klub i pabesueshëm”, - theksoi Djibril Cissé

Por këmbëngul.

“Klubi im është Liverpuli”.

Gjithsesi, një rikthim eventual i “Djib” në Premier Ligë nuk do të ndodhë këtë vit, pasi lojtari i ka dhënë fjalën e tij Panathiakosit për të përtëritur aventurën athiniote edhe për një sezon.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›