E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min.e Mjedisit, inspektim në plazhin e Golemit

Agjensia rajonale e Mjedisit në bashkëpuntor me inspektorë të ministrisë së Mjedisit , kanë realizuar një inspektim në plazhin e Golemit për situatën aktuale mjedisore dhe për masat dhe duhen marrë për eliminimin e problemeve akute. Sipas ministrisë së Mjedisit, problemi kryesor në zonën turistike të Golemit, është situata e krijuar nga mbingarkesa e gropave septike dhe zbrazja e ujërave të zeza në det dhe në hyrje të rërës. Pas inspektimit pesë subjekteve që kryejnë aktivitet në këtë plazh i është dhënë afat 24 orë për mbylljen e tubacioneve që derdhen në det, përndryshe do të meren masa administrative.

Ndërkohë edhe vet turistët janë shprehur se derdhja e ujërave të zeza në det është një problem shumë shqetësues për ta.

Gjithashtu ministria e Mjedisit ka parë të nevojshme edhe pastrimin e plazhit nga mbetjet urbane , por dhe marrjen e masave për ndotjen akustike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›