E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti mendon të kthehet

Carlo Ancelotti do t’i kthehet punës. Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri italian për uebfaqen italiane corrieredellosport.it.

“Shumë shpejt do të kthehem në bankinën e ndonjë klubi. Do më pëlqente ta gjej një klub ambicioz me projekt serioz për të ardhmen. Jam i sigurt se diçka do të ndodh në të ardhmen e afërt”, theksoi ish trajneri i Juventusit, Milanit dhe Chelseas.

Flitet se Ancelotti në të ardhmen mund ta marrë në dorë Romën, por në opsion është edhe Kombëtarja italiane. Opsionet tjera i di vetëm Ancelotti...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›