Berlusconi humb shumicën

Aleati kryesor i kryeministrit, Umberto Bossi, i bëri thirrje 75-vjeçarit që t’i hapë rrugë formimit të një qeverie teknike, që do të mundësonte përmirësimin e situatës tepër delikate financiare të vendit.
Ndonëse thirrje të mëparshme për dorëheqje nga figura të ndryshme politike janë injoruar, zëri i Bossi-t nuk mund të mos përfillet, duke qenë se Berlusconi arrin të formojë shumicën vetëm falë koalicionin me partinë e tij, “Lega Nord”.
Si rrjedhojë, në votimin për buxhet, pas bojkotit të shumicës së deputetëve të Bossi-t, Berlusconi arriti të grumbullonte vetëm 308 vota, më pak se gjysmën e votave në dhomën me 630 deputetë.
Ndonëse buxheti u kalua gjithsesi pasi për ta miratuar duheshin shumica e deputetëve prezentë dhe jo shumica absolute, presioni mbi Berlusconin për dorëheqje është më i madh se kurrë.