E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Është herët për titull

21 pikë në 10 ndeshje, pozita e parë. Këto janë të arriturat e Lazios këtë sezon deri tash, ndërsa sigurisht se për këtë merita ka edhe drejtori sportiv, Igli Tare.

Ai po e shijon këtë moment, por mendon se është herët të flitet për Scudetto.

“Është kënaqësi që jemi të parët, por kampionati është i gjatë dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Skuadra po luan mirë, duhet të vazhdojmë kështu. Është e drejtë që lojtarët ta ëndërrojnë titullin, por ende nuk është as gjysma e sezonit. Do të vazhdojmë kështu dhe ta shohim se ku do të jemi në shkurt”, tha Tare për mediat italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›