Interi, pas Van Persiet

Ditëve të fundit po spekulohet se Robin van Persie do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasi që sulmuesi holandez e do një ekip fitues.
Mirëpo, mediat italiane shkruajnë se sulmuesi kryesor i ‘Topçinjve’ mund të largohet nga Londra qysh në janar. Presidenti i Interit, Massimo Moratti, do të tentojë misionin e (pa) mundur për ta sjellë në Milano përfaqësuesin holandez me çfarëdo shifre.
Kapiteni i Arsenalit ka kontratë me ekipin e Arsene Wengerit edhe 18 muaj, por Nerazzurrët kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e tij. Ai ka realizuar 12 gola në 15 ndeshjet e fundit, duke u bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane.