E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti mohon spekulimet

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:10

Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se do të largohet nga Chelsea për në Romë pasi është parë në kryeqytetin italian. Ish futbollisti i Romës Ancelotti spekulohet se mund të merr detyrën e trajnerit të Giallorossëve nëse shkarkohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, Ancelotti ka insistuar se është i lumtur në Londër dhe nuk planifikon të largohet nga Anglia. “Isha për të vizituar familjen. A mendoni se në prag të Man Utd – Chelsea një trajner mund të bisedon me një klub tjetër? E përsëris ndihem shumë mirë në Londër”, tha Ancelotti për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›