E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona zgjedh Sanchezin

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:14

Nuk është Fabregas, as Bale e Rossi. Alexis Sanchez është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës. Sipas të përditshmes katalane Sport, Barcelona është e gatshme të ofron 40 milionë euro për sulmuesin e Udineses i cili kërkohet edhe nga Inter, Manchester United dhe Chelsea.

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka identifikuar yllin kilian Sanchez si përforcimin e nevojshëm për sezonin e ardhshëm. Sanchez ka kontratë me Udinesen deri më 2014 por vështirë se do të mbetet në klub pas përfundimit të këtij edicioni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›