Ancelotti "frikëson" Milanin

Carlo Ancelotti ka trokitur në dyert e ish skuadrës së tij. Trajneri italian ka bërë kontaktet e para me Milanin.
Ancelotti e dëshiron transferimin në Real të mbrojtësit të ri të Milani, Mattia De Sciglio.
I njohur si Paolo Maldini i ri, De Sciglio vlerësohet si talenti më i madh aktualisht në Milan.
12 milion funta vlerësohet kartoni i tij. De Sciglio mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes./Indeksonline/