E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Riberyn e doja edhe te Barca

Pep Guardiola para ndeshjes hapëse të Bundesligës Bayern Munchen-Borussia Munchengladbah, nuk ka ngurruar të rrëfejë një informacion shumë interesant për kohën kur ishte trajner i Barcelonës. Spanjolli tregoi se gjithnjë ka dashur të blejë Frank Ribery-n, madje është munduar disa herë ta joshë francezin drejt Barcelonës.

"Jam përpjekur ta josh Ribery drejt Barçës, por ishte e pamundur, për shkak të Uli Hoennes dhe Karl-Hainz Rummenigges. Nuk kisha asnjë shans përballë tyre. Në fakt, mirë që nuk e lejuan transferimin, sepse Frenku ka luajtur në një nivel shumë, por shumë të lartë", u shpreh Guardiola.

Hoeness ka zbuluar parvjet se ka refuzuar 80 milionë euro për Franck Ribery nga një klub që nuk ia thoshte dot emrin. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›