Shorti i Europa League, Kukësi- Tranzaspor, Skënderbeu-Odense
Dy ekipet shqiptare në Evropë, Kukësi dhe Skënderbeu kanë njohur edhe kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në fazën e Play-off-it. Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, Kukësi do të ketë përballë ekipin turk Trabzonspor ndërsa Skënderbeu do të përballet me ekipin ukrainas, Çernomorets Odesa në të cilin aktivizohen edhe dy futbollist shqiptar Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj. Dy rivalë dukshëm superiorë dhe me më shumë emër se skuadrat tona në Europë, por ato nuk janë kundërshtarët më të fortë që mund të përballeshin ekipet tona. Për këtë raund të play-off, UEFA ndau 62 skuadrat që pretendojnë një biletë për të avancuar më tej në Europa League në gjashtë grupe, ku skuadrat tona figuronin secila në vazon e dytë. Por Kukësi në rast se Uefa vendos ta pezulloj ekipin turk mund të ndeshet Dinamon e Minskit, që do të ishte një mundësi shumë e mirë për të arritur në fazën e grupeve. Kujtojmë se Trabzonspori këtë sezon transferoi edhe Maludan e Chelseat dhe ka një ekip që e njeh mjaftë mirë këtë kompeticion. Çernomorets Odes, është ekipi ku luan Elis Bakaj që këtë vit luan sezonin tretë dhe në 21 ndeshje ka shënuar 7 gola duke bërë dy sezone shumë të mira. Mbrojtësi i kombëtares, Kristi Vangjeli nga ana tjetër ka luajtur deri tani vetëm 12 ndeshje me këtë ekip. Ndeshjet e para për të dy ekipet shqiptare do të zhvillohen jashtë, në datën 22 gusht respektivisht në Ukrainë dhe në Turqi, ndërsa ndeshjet e kthimit në Shqipëri, në datën 29 gusht por stadiumi ende nuk është përcaktuar.